Përshkrimi i Punës:
FrontDesk Asistent
Bëhu pjesë e familjes Pasa Doner!
Vendi: PasaDoner (Albi Mall – Prishtina Mall – Prishtinë Qendër)
Lloji i punës: Full-time / Part-time
PasaDoner është një vend pune ku ngrohtësia kolektive dhe mikpritja ndihen që në momentin e parë. Ne krijojmë një ambient miqësor dhe mbështetës, ku çdo punonjës trajnohet me kujdes për t’u ndjerë rehat dhe i sigurt që në ditën e parë. Gjatë orarit të punës, kujdesemi për mirëqenien e ekipit tonë me ushqim të shijshëm dhe përfitime të brendshme që e bëjnë përvojën në PasaDoner edhe më të këndshme.
Çfarë do të bësh?
- Ndihmë në pjekjen dhe prerjen e donerit
- Menagjimi i porosive: mbarvajtja, përcjellja e porosive (komunikimi në front)
- Do asistosh në përgatitjen e produkteve për klientët
(përgatitja e bukës/petës/pjatës për servim, kontrolli i sallatave dhe sosave) - Do ndihmosh në ruajtjen e pastërtisë dhe rendit në linjë
Kërkojmë:
- Shkathtësi pune në ekip, komunikativ
- Vëmendje ndaj detajeve- porosive dhe pastërtisë
Apliko sot!
Sill CV-në tënde në dyqan ose na shkruaj në:
info@pasadonerks.com, Facebook/Instagram
Ose apliko në Webfaqen tonë: https://pasadonerks.com/puno
Pasa Doner – Traditë me Shije. Shërbim me Zemër.






