Përshkrimi i Punës: 

FrontDesk Asistent

Bëhu pjesë e familjes Pasa Doner!

Vendi: PasaDoner (Albi Mall – Prishtina Mall – Prishtinë Qendër)

Lloji i punës: Full-time / Part-time

PasaDoner është një vend pune ku ngrohtësia kolektive dhe mikpritja ndihen që në momentin e parë. Ne krijojmë një ambient miqësor dhe mbështetës, ku çdo punonjës trajnohet me kujdes për t’u ndjerë rehat dhe i sigurt që në ditën e parë. Gjatë orarit të punës, kujdesemi për mirëqenien e ekipit tonë me ushqim të shijshëm dhe përfitime të brendshme që e bëjnë përvojën në PasaDoner edhe më të këndshme.

Çfarë do të bësh?

  • Ndihmë në pjekjen dhe prerjen e donerit
  • Menagjimi i porosive: mbarvajtja, përcjellja e porosive (komunikimi në front)
  • Do asistosh në përgatitjen e produkteve për klientët
    (përgatitja e bukës/petës/pjatës për servim, kontrolli i sallatave dhe sosave)
  • Do ndihmosh në ruajtjen e pastërtisë dhe rendit në linjë

Kërkojmë:

  • Shkathtësi pune në ekip, komunikativ
  • Vëmendje ndaj detajeve- porosive dhe pastërtisë

Apliko sot!


Sill CV-në tënde në dyqan ose na shkruaj në: 

info@pasadonerks.com, Facebook/Instagram

Ose apliko në Webfaqen tonë: https://pasadonerks.com/puno

Pasa Doner – Traditë me Shije. Shërbim me Zemër.