Përshkrimi i punës:
Furrtar
Bëhu pjesë e familjes Pasa Doner!
Vendi: PasaDoner (Albi Mall dhe Prishtina Mall)
Lloji i punës: Full-time / Part-time
PasaDoner është një vend pune ku ngrohtësia kolektive dhe mikpritja ndihen që në momentin e parë. Ne krijojmë një ambient miqësor dhe mbështetës, ku çdo punonjës trajnohet me kujdes për t’u ndjerë rehat dhe i sigurt që në ditën e parë. Gjatë orarit të punës, kujdesemi për mirëqenien e ekipit tonë me ushqim të shijshëm dhe përfitime të brendshme që e bëjnë përvojën në PasaDoner edhe më të këndshme.
Te Pasa Doner nuk shërbejmë vetëm ushqim – ne shërbejmë përkujdesje dhe mikpritje. Nëse të pëlqen puna me brumëra dhe ke dëshirë të jesh pjesë e ekipit që siguron bukë dhe pete të freskëta për klientët tanë, atëherë kjo mund të jetë mundësia jote!
Çfarë do të bësh:
- Do të përgatitësh brumerat sipas recetave dhe standardeve të PasaDoner.
- Do të pjekësh petë dhe bukë tradicionale me cilësi të lartë.
- Do të kujdesesh për mbarevajtjen e linjës së furrës dhe produkteve të përgatitura.
- Do të kontrollosh cilësinë e produkteve gjatë dhe pas pjekjes.
- Do të mirëmbash pajisjet dhe hapësirën e furrës.
- Do të bashkëpunosh me ekipin e kuzhinës për të siguruar furnizimin e përditshëm me produkte të freskëta.
Kërkesat tona:
- Të kesh dëshirë për të punuar me përkushtim dhe kujdes ndaj detajeve.
- Përvoja si furrtar ose në punë të ngjashme është përparësi, por jo e detyrueshme – ne të trajnojmë me dashamirësi.
- Të jesh i/e përgjegjshëm(e) dhe i/e gatshëm(e) të punosh në ambiente me ritëm dinamik.
- Përkushtim ndaj higjienës dhe pastërtisë.
Çfarë të ofrojmë:
- Ambient miqësor dhe punë në ekip pozitiv.
- Trajnim dhe mbështetje për t’u ndjerë rehat që në ditën e parë.
- Rritje në detyrë dhe mundësi për më shumë përgjegjësi.
- Ushqim dhe përfitime të brendshme gjatë orarit të punës.
Apliko sot!
Sill CV-në tënde në dyqan ose na shkruaj në:
info@pasadonerks.com, Facebook/Instagram
Pasa Doner – Traditë me Shije. Shërbim me Zemër.






